
Ricardo Kaka rikthehet ne Milano pak muaj pasi u largua per t’u bashkuar me Real Madrid ku veshi fanelen e bardhe.
Braziliani do ndeshet kunder skuadres ku fitoi pothuajse gjthcka per te luajtur ne nje takim delikat, ku Realit me shume se Milanit i duhet fitorja. “Per ate qe kam dhene gjate viteve te fundit pres nje reagim pozitiv nga tifozet. Ndeshja do jete shume e veshtire”, tha Kaka sapo shkeli ne aeroportin e Malpensas.
Ai nuk pranon se Reali eshte ne krize dhe i jep nje pergjigje Marco Borriello-s, i cili eshte shprehur se rendimenti i Kaka ka rene gjate viteve te fundit. “Nuk e kam lexuar ate qe ka thene Marco por jam i sigurt se ka bere shaka. Eshte nje mik i imi dhe me njeh mire”.
Pasditen e sotme Reali do zhvilloje nje seance stervitore ne “Meazza” ku neser ne mbremje do kerkoje te marre hak per humbjen e para dy javeve.
Top Channel