
Dinamo Kiev-Inter do te luhet sipas te gjitha parashikimeve diten e merkure ne mbremje edhe pse nje pjese e lojtareve jane prekur nga virusi sezonal.
Lajmin e ben te ditur nje zedhenes i klubit ukrainas. Nderkohe, trajneri portugez Mourinho po ben bilancin e lojtareve qe nuk do kete te gatshem per kete sfide vendimtare. Thiago Motta dhe Muntari nuk kane asnje mundesi te luajne ne Kiev, ndersa Sneijder i ka shanset shume te pakta pasi nuk ka nisur ende stervitjen me top.
Sinjale pozitive vijne nga sulmuesi Mario Balotelli qe e ka marre veten dhe mendohet te zbrese ne fushen e ftohte te Kievit qe nga minuta e pare.
“Skuadra eshte ne gjendje te mire, por si te gjithe edhe ne duhet te llogarisim demtimet qe na i ngadalesojne punen”, ka theksuar Mourinho ne prag te ndeshjes ku pa nje fitore, zikalterit do te ishin me nje kembe jashte Champions League.
Top Channel