Buffon, dy here baba, lind djali i dyte
02/11/2009 13:20
Humbja e se shtunes kunder Napolit nuk e ka shuar gezimin ne familjen Buffon ku portieri i kombetares ka bere bis.
Kampioni i botes e sheh veten baba per here te dyte, pasi pikerisht diten e shtune ka lindur djali i quajtur David Lee Buffon, i cili vjen ne jete 3 vjet pas lindjes se Louis Thomas. “Doja te fitoja sot per t’ia dedikuar kete fitore djalit tim te dyte”, shkruan Buffon ne faqen e tij te internetit.
Giggi bashkejeton me ish modelen ceke Alene Seredova por ata nuk kane planifikuar asnjehere martese edhe pse tashme familja e tyre eshte zgjeruar me nje tjeter djale.
Top Channel