Beckham, tek Milani per gjashte muaj

02/11/2009 20:50

David Beckham do te kthehet perseri tek skuadra e Milanit. Lajmin e ka bere te ditur vete klubi kuqezi ne faqen e vete te internetit.

“Milani dhe kampioni anglez do u dhurojne tifozeve gjashte muaj te tjere te nje aventure te bukur”, thuhet ne website.

Administratori i deleguar Adriano Galliani ka komentuar:

“Jemi shume te kanaqur te kemi me fanelen kuqezi Backham pas eksperiences se shkelqyer te sezonit te shkuar. Jemi te sigurte qe kjo periudhe ne Evrope do te ndihmoje lojtarin te marre pjese ne kampionatet e ardhshem te botes dhe te vazhdoje karrieren me Los Angeles Galaxy, tek te cilet shkon falenderimi yne per disponibilitetin e treguar”.

“Kisha nevoje per mundesine me te mire te mundshme per te luajtur ne Kupen e Botes dhe te jeme pjese e Milanit do te me ndihmoj ta bej”, eshte shprehur vete Beckham ne faqen e internetit te Milanit.

“Me peqleu shume eksperienca e meparshme dhe mezi po pres te skuadren dhe stafin”, shtoi ai.

Top Channel