
Fernando Alonso shpreh entuziazmin e madh per kalimin tek skuderia Ferrari pas dy viteve te deshtuara me Renault ku nuk arriti te fitonte pothuajse asgje.
Piloti spanjoll do ulet ne njevendeshen e kuqe per sezonin 2010 dhe synon qe te arrije serish majat, ashtu sic beri ne periudhen e lavdishme me Renault ku fitoi dy boterore. “Duhet te jemi optimiste. Ferrari eshte sinonimi i qetesise dhe kjo me ben shume te qete. Ferrari eshte nje marke e lindur per te garuar ne nivele te larta dhe mendoj se do japim maksimumin qe makina te jete mes kryesueseve”, shton Alonso ne intervisten dhene per radion “Cadena Ser”.
Fernando pohon gjithashtu se kokekuqja mund te mos fitoje ndonjehere, por nuk e mbyll asnjehere sezonin ne menyre katastrofike. “Mendoj se bashke me Massa-n mund te bejme nje skuader te madhe. Ai ka treguar se eshte i shpejte dhe se eshte rritur shume gjate dy viteve te fundit. Mund te perballemi me me te fortet, McLaren apo Red Bull”, perfundon Alonso.
Top Channel