Trupi i nje femije dy vjecar eshte gjetur ne lumin Tisa, i cili dyshohet se eshte mbytur nga fundosja e varkes me klandestine kosovare qe tentonte te kalonte ne Hungari.

Lajmin e bejne te ditur burime prane Policise se Kosoves, te cilat e kane marre informacionin nga koleget e misionit EULEX.

Keta te fundit jane njoftuar nga policia serbe, e cila ka saktesuar se kane filluar hetimet per identifikimin e foshnjes.

Deri tani personat e pajete te gjetur ne ujerat e lumit Tisa, ne kufirin serbo-hungarez, jane 9 nga 16 qe jane ne total.

Ne fundjave, konkretisht te shtunen dhe te dielen, polumbaret serbe dhe ata hungareze gjeten tre kufoma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA