Formula 1, gara e Abu Dhabit perfundon boterorin

01/11/2009 15:40

Perfundon boterori i Formula 1 ku gara e fundit e zhvilluar ne pisten mahnitese te Abu Dhabit u fitua nga Sebastian Vetel me Red Bull.

Vendi i dyte serish per Red Bull me ppilotin australian Mark Veber ndersa ne te tretin u rendit kampioni i botes i shpallur qe ne Cmimin e Madh te Brazilit, Xhenson Baton.

Formula 1 rikthehet serish vitin e ardhshem me me shume gara ku me mjaft interes pritet reagimi i skuderive “big” si Ferrari dhe Meklaren pas ketij sezoni zhgenjyes.

Top Channel