Vajza e Cher kthehet ne mashkull
31/10/2009 10:45
Vendimi per te ndryshuar seksin ishte marre prej kohesh. “Ajo qe nuk ke ne mes te kembeve nuk eshte vendimtare per ate qe ke ne tru”, keshtu pati deklaruar me pare Chastity Bono, vajza e Cher dhe Sonny Bono.
Tani ajo eshte kthyer perfundimisht ne burre, pas nje seri procedurash mjekesore te nisura qe ne marsin e kaluar.
“Ka qene nje proces i gjate i nisur prej 10 vitesh, kur isha 30 vjec”, tha Chastity, e cila pas operacionit do te quhet Chaz.
“Gjithnje jam ndjere nje mashkull qe kur kam qene e vogel. Nuk kishte asgje femerore ne trupin tim”, thote Chaz.
Top Channel