
Manchester United ka vujtuar por ne fund ka arritur te mposhte 2-0 Blackburn-in e vendit te fundit.
Nje pjese e pare jo shume e mire per djajte e kuq te Sir Ferguson, te cilet nuk arriten te canin per asnje moment mbrojtjen e miqve.
Ne minuten e ‘55 nje supergol i bullgarit Berbatov kaloi djajte e kuq ne avantazh. Lojtaret e Blackburn ishin te pafuqishem te reagonin.
Atehere kur pritej qe ndeshja te perfundonte me kete fitore minimale, Rooney dyfishoi rezultatin, duke shenuar golin e qetesise per Sir Alex dhe tifozet e United.
Pas kesaj fitoreje Manchester mban vendin e dyte ne klasifikim, 2 pike larg Chelsea kryesues, qe kete fundjave ka shkaterruar 4-0 Bolton.
Nderkohe, Arsenali i Arsen Venger ka fituar derbin londinez pasi ka mposhtur 3-0 Tottenham.
Protagonisti i ndeshjes ishte padyshim holandezi Van Persie, i cili ne fillim zhbllokoi rezultatin ne minuten e ‘42, nderkohe qe ne pjesen e dyte vulosi triumfin 3-0 te topcinjeve. Goli i dyte u shenua nga kapiteni Cesk Fabregas.
Top Channel