Hamilton: Bera nje xhiro fantastike

31/10/2009 16:30

“Fundjava deri tani ka qene shume e bukur. Kjo eshte makina me e mire qe kam pasur kete vit. Eshte kenaqesi te ngasesh nje veture te tille”.

Keshtu ka deklaruar piloti anglez i McLaren, Lewis Hamilton, pasi fitoi pole position-in ne Cmimin e fundit te Madh te sezonit, ate ne Abu Dhabi.

“Kam bere nje xhiro fantastike, edhe pse nuk u tregova shume agresiv. Ishte me te vertete argetuese”, ka deklaruar Hamilton.

Top Channel