Thaci: Qeveria perjashtoi PDSH nga dialogu
30/10/2009 17:40
Kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci ka deklaruar se eshte qeveria ajo qe duhet t’i ofroje dialog partise se tij, ne menyre qe ajo te kthehet ne Parlament.
“PDSH-ja eshte perjashtuar nga dialogu politik nga qeveria dhe ky eshte nje gabim i madh, pasi opozites se vertete duhet t’i ofrohet dialog i vertete dhe jo manipulativ”, ka pohuar Thaci.
Deklaraten e tij ai e beri gjate nje takimi me ambasadorin e BE ne Shkup, Ervan Fuere, i cili shprehu qendrimin e tij se PDSH-ja duhet te kthehet ne Parlament.
“Mendoj se zeri i opozites do te jete me efektiv ne Parlament dhe ne institucione. Shpresoj qe PDSH te kthehet se shpejti ne Kuvend”, ka deklaruar Fuere.
Top Channel