
Tony Iommi, kitaristi anglez bashkethemelues i Black Sabbath, i eshte nenshtruar nje trajtimi me qeliza staminale per te shpetuar doren qe frymezoi nje gjenerate dhe qe i dha jete heavy metal.
Ka qene vete rokeri i Birmingamit qe eshte rrefyer per “Radcliffe and Maconie Show” te BBC Radio 2, duke shpjeguar se 40 vite ne kitare i kishin shkaktuar deme permanente ne dore dhe qe vetem ky lloj trajtimi i ka dhene mundesi te vazhdonte t’i binte instrumentit.
“Ka pasur nje problem ne dore dhe i jam nenshtruar nje kure me qeliza staminale per te sheruar doren. Kjo eshte gjetja me e fundit e shkences dhe s’mbetet gje tjeter vecse te shohim nese funksionon”, eshte shprehur Iommi.
Artisti vendimin e ka marre pas vitesh te tera kurimi me qetesues qe nuk sherbenin per asgje.
Top Channel