Akademiket shqiptare ne Akademine e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) nuk perjashtojne mundesine se shtyrja e vazhdueshme e seances se dyte te Kuvendit te kesaj akademie mund te kete tendenca per heshtjen e ketij problemi.

Ne te njejten linje eshte akademiku Ali Aliu,i cili megjithate thekson se nuk mund te ndodhin gjera te tilla per te zbutur apo heshtur demin qe u shkaktua dhe qe akoma mbetet pezull.

“Shtyrja kaq e gjate mund te komentohet edhe si nje tentative per te zbutur krejt ate dem qe ndodhi, per te harruar gradualisht ate ashtu siç harrohen shume gjera”, tha Aliu, ben te ditur Telegraf.

Por nga selia e ASHAM kane njoftuar se takimi i radhes eshte shtyre per afat te pacaktuar, per shkak se sipas tyre, po vazhdojne konsultimet ne kuader te njesive te kesaj akademie.

Top Channel