Drejtori i Policise se Malit te Zi, Veselin Velovic ka deklaruar se tabela lajmeruese “Miresevini ne Malin e Zi”, e vendosur mes pikes kufitare Kosove-Mali i Zi, gjendet ne territorin malazez.
Kjo tabele ka shkaktuar pakenaqesi tek banoret e brezit kufitar, te cilet kane protestuar disa dite me pare, duke thene se shenja lajmeruese ishte vendour 5 kilometra brenda territorit te Kosoves.
Por Veloviq ka pretenduar se behet fjale per te kunderten. “Tabela gjendet ne territorin e Malit te Zi. Keto jane hapesira kadastarale administrative te territorit te Malit te Zi”, ka pohuar Velovic ne Prishtine, pas takimit drejtorin e Policise se Kosoves, Sheremet Ahmeti.
Ai siguroi se Mali i Zi nuk ka pretendime ndaj tokes se Kosoves. “Mali i Zi nuk ka dhe as ka pasur pretendime ndaj tokes se Kosoves dhe eshte e qarte se keto çeshtje dhe mosmarreveshje eventuale do t’i zgjidhin Ministrite tona te Puneve te Jashtme”, ka shtuar Velovic.
Top Channel