Shtabi zgjedhor i kandidatit te PDK-se per Prishtinen ka akuzuar serish kryetarin aktual te kryeqytetit, Isa Mustafa per shkelje te demokracise e lirise se shprehjes, duke keqperdorur poziten zyrtare.
Sipas PDK-se, Isa Mustafa permes kercenimeve po vazhdon te largoje reklamat e PDK-se dhe kandidatit Astrit Salihu nga kryeqyteti.
“Me keqardhje njoftojme se Isa Mustafa po vazhdon me sulmet e tij ndaj lirise dhe demokracise se Kosoves. Ai ka keqperdorur poziten e tij publike per te hequr reklamat tona dhe perkunder denimit te ketyre akteve nga qytetaret e Prishtines, ai po vazhdon me keto veprime te turpshme”, ka deklaruar zedhenesi i shtabit te PDK-se Genc Prelvukaj.
Sipas tij, shtabi i LDK-se dhe Isa Mustafa ne vazhdimesi po i keqperdorin edhe femijet, duke i instrumentalizuar ne fushaten e tyre kunder PDK-se dhe kandidatit Astrit Salihu.
Per me shume, Prelvukaj theksoi se shtabi i Mustafes po vazhdon me kercenime duke angazhuar njerez te dhunshem ne terren, qe po bejne provokime ndaj çdo tubimi qe Astrit Salihu mban neper lagjet e Prishtines.
Sipas PDK-se, liria e shprehjes, veçanerisht ajo politike, eshte parim themelor i çdo demokracie, por kjo nuk mund te funksionoje nese zyrtari ne pushtet ua mohon kete qytetareve.
Top Channel