Ali Sadriu, ish -minister i Ekonomise dhe Financave ne Qeverine e Kosoves, eshte zgjedhur drejtor i ri i Qendres Klinike Universitare te Kosoves (QKUK).
Per kete zgjedhje ka vendosur paneli intervistues, i cili duke u bazuar ne Ligjin mbi Sherbimin Civil ne Kosove, Urdheresen Administrative per zbatimin e ketij ligji, Udhezimin Administrativ 2003/1 dhe ne Statutin e QKUK-se, ka intervistuar te merkuren kandidatet, te cilet kishin aplikuar ne konkurs.
Drejtori i ri ekzekutiv i QKUK-se do te kete kontrate 2 vjecare, ndersa per tre muaj, ai do t’i nenshtrohet periudhes se proves. Ali Sadriu deri tani ka ushtruar detyra te ndryshme.
Nder te tjera ai ka qene per 4 vjet, drejtor financiar i Fakultetit te Mjekesise, drejtor Financiar i BANKKOS-it, bashkedrejtues i Autoritetit Qendror Fiskal (AQF), 5 vjet deputet ne Kuvendin e Kosoves 3 vjet minister i Ekonomise dhe Financave, etj.
Top Channel