Kombetarja U-19 mund Vllaznimin

29/10/2009 09:25

Kombetarja U-19 fiton testin e pare ne Maqedoni. Perfaqesuesja e ekipit te moshave, e cila drejtohet nga trajneri Ramadan Shehu ka marre nje fitore 2-0 perballe ekipit te shqiptareve te Maqedonise, FK Vllaznimi, i cili militon ne ligen e pare maqedonase.

Takimi mes ketyre dy skuadrave eshte luajtur dje ne Struge, ku Kombetarja U-19 po vazhdon prej disa ditesh nje faze pergatitore ne prag te te eliminatoreve te Kampionatit Europian qe do te zhvillohet ne San Marino 13-18 nentor.

Kombetarja e moshave e ka fituar ndeshjen me rezultatin 2-0. Ky ishte testi i pare per djemte e teknikut Ramadan Shehu gjate ketyre diteve te grumbullimit.

Ne kete ndeshje, trajneri aktivizoi perzgjedhjen e tij me te mire, e cila shikonte te riun Andoniu ne porte dhe para tij, ne mbrojtje, ishin vendosur Pulaj, Shehu, Hoxha, Ruco.

Mesfusha perbehej nga Manuka, Myftaraj, Hasani dhe Koni, ndersa sulmi i ishte besuar dyshes Tushe e Tepshi. Ne pjesen e dyte u aktivizuan si zevendesues edhe Vajushi, Djepaxhia, Muça dhe Beqiri. Pas vetem 15 minutash loje Tushe kaloi ne avantazh Shqiperine U-19 ne avantazh, nderkohe qe goli i dyte dhe i fundit i kesaj ndeshjeje erdhi ne minuten e 65-te dhe kishte per autor Manuken.

Sot skuadra do te udhetoje drejt qytetit te Tetoves ku do te zhvilloje nje tjeter ndeshje miqesore me nje tjeter ekip shqiptar, KF Renoven. Kombetarja U-19 ne date 4 nentor do te udhetoje drejt Qipros per te luajtur edhe dy miqesoret e fundit me homologen U-19 te ishulloreve ne datat 5 dhe 7 me perfaqesuesen vendase. Eliminatoret e Europianit do te mbahen ne San Marino me 13-18 nentor dhe ne Grupin 1, ku ne bejme pjese, kemi kundershtare te forte si Italia dhe Irlanda, por edhe rivalet modest te San Marinos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA