Vllaznia edhe Tirana do te luajne te premten nje ndeshje e cila me shume mundesi do te vendose se cila prej tyre mund te shpresoje ende per t’u rifutur ne garen per titull dhe cila mund te mbetet perfundimisht jashte.
Keto llogari kane sjelle tension ne kampet respektive, te cilat ditet e fundit jane perplasur nepermjet deklaratave ne shtyp, duke karikuar akoma edhe me shume atmosferen e ketij fillimsezonin jo te mire per te dy ekipeve.
Por i huaji rekordmen me me shume tituj ne Shqiperi sfidon Vllaznine, mbrojtesi bardheblu, Abraham Aleçenu, ka vendosur te sfidoje shkodranet ne shtepine e tyre. Nigeriani eshte nje nga shtyllat kryesore te mbrojtjes kryeqytetase.
Ai shprehet i bindur se Tirana do ta fitoje kete ndeshje, fale emrave ne skuader, por edhe fale formes me te mire ne krahasim me kundershtarin.
“Une e di qe ne ‘Loro Boriçi’ luhet futboll i hapur, pra Vllaznia te jep mundesi te luash ne lojen tende. Por kjo do te jete nje avantazh per ne, qe shkojme me objektiv fitoren dhe me besim se do te dalim me tri piket prej andej”.
Afrikani e di se nuk do ta kete krejtesisht te lehte, pasi Vllaznia mbetet Vllaznia, dhe elementet kualitative nuk i mungojne, por ai kembengul se besimin te fitoja e mbeshtet te forca e grupit: “Sigurisht qe nuk do te jete e lehte, por skuadra ka me shume besim tashme ne forcat e saj, ka plotesine qe i mungonte ne javet e para te gares dhe ka synime te qarta ne loje, gje qe e ka treguar shpesh ne sezonet e fundit perballe shkodraneve. Une mendoj se Tirana eshte ne nje moment te mire dhe duhet ta thote si duhet fjalen ne shtypin e tyre”.
Abraham e vlereson mentalitetin e shkodraneve qe i presim mire te gjithe rivalet dhe po ashtu edhe lojen e kundershtarin, e cila sipas tij eshte e hapur dhe qe e ben me te bukur nje perballje te forte si kjo. Nga ana tjeter ai sfidon dhe sulmuesin kryesor te shkodraneve, Sinanin, duke thene se bomberit kuqeblu nuk do t’i jepet asnje shans te mendoje se mposht Tiranen.
“Sinani eshte nje sulmues qe sjell veshtiresi per mbrojtesit, por ne kete here nuk i trembemi. Reparti yne difensiv eshte i angazhuar per te mos lene asnje hapesire per sulmuesit vendas, keshtu qe jemi optimiste per suksesin tone ne Shkoder. Per Abraham nuk ka rendesi se si do te realizohet golin ne porten e kuqebluve, por me vlere eshte qe ai gol te shenohet dhe Tirana te fitoje. Por nuk ngurron te beje edhe nje premtim.
“Nese nuk e realizon sulmi, do ta shenoj vete golin e fitores, nenvizoi mbrojtesi i krahut, i cili shton ne fund: “Sa u perket ambicieve te mia, ato dihen: titullin e peste radhazi. Nuk kam fituar asnje Kupe, por me pare zgjedh titullin. Nese fitojme ne Shkoder ndaj Vllaznise, do te thote se jemi plotesisht ne valle per kete trofe”.
Top Channel