Kandidati i Partise Demokratike te Kosoves per kryetar te Prishtines, Astrit Salihu ka vazhduar kritikat per qeverisjen komunale.
Kesaj radhe ai ka kritikuar per moskujdesin ndaj monumenteve te trashegimise kulturore e historike ne kryeqytet.
“Jemi ketu per te dhene respektin per z.Fehmi Agani, njerin nder vizionaret kryesore te levizjes per shtetin e Kosoves. Ju po e shihni se edhe monumentet qe duhet te jene krenari e te kaluares tone, per njerezit qe kemi pas, nuk mirembahen, sepse tek ne trashegimia kulturore dhe historike nuk eshte vleresuar kurre”, ka deklaruar Salihu.
Duke qendruar prane shtatores se profesor Fehmi Aganit, Salihu tha se ne kete qytet nuk ka respekt per trashegimine kulturore, ndersa nen menaxhimin e tij, qyteti do te duket ndryshe, perfshire respektin dhe kujdesin per monumentet ne qytet.
Top Channel