Kupa e Mbretit, humbje e turpshme e Real Madrid

28/10/2009 04:10

Ka rezultuar nje turperim ajo qe parashikohej nje ndeshje “stervitore” e Real Madrid kunder Arkorkon e vlefshme per Kupen e Mbretit ne Spanje.

Madrilenet jane mundur nga skuadra amatore me rezultatin 4 me 0 megjithese ne fushe ndodheshin disa nga yjet si  Raul, Guti, Benzema dhe Albiol.

Skuadra nga periferikee e Madridit, e cila luan ne kategorine e trete spanjolle e ka mbyllur shume shpejt ndeshjen duke shenuar tre gola qe ne pjesen e pare te takimit.

Rezultati i djemve te Pelegrinit veshtireson situaten e ketij te fundit i cili ne tre ndeshjet e radhes ka humbur ndaj Milan per Ligen e Kampioneve me rezultatin 3-2, ka barazuar ne kampionat ndaj Sporting Gijon dhe humb thelle ndaj amatoreve te Arkorkon c’ka i ka veshtiresuar mjaft kualifikimin madrileneve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta