“Viti i ardhshem do t’i jape fund mbajtjes se mesimit ne tri dhe kater nderrime”. Keshtu deklaroi kandidati per kryetar te Prishtines nga radhet e LDK-se Isa Mustafa.
Keto komente Mustafa i beri pas takimeve qe pati me arsimtare te shkollave te mesme dhe fillore te Prishtines.
Mustafa te merkuren zhvilloi nje takim edhe me tifozet e Prishtines, “Plisat”, per te cilet tha se i kane dhene tempull te vecante sportit dhe se per kete meritojne perkrahje te vazhdueshme nga Komuna.
Nderkohe, kandidati per Prishtinen nga radhet e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Besnik Tahiri premtoi kushte me te mira per sportistet dhe sportin ne Kosove.
Ai vizitoi stadiumin e kryeqytetit, per te cilin tha se nese fiton besimin e qytetareve ky stadium do te kthehet ne nje qender te futbollit kombetar.
“Prishtina ka qene qendra e cila ka mbajtur gjalle sportin gjate kohes se okupimit serb, nderkohe qe keto dhjet vjet eshte lene menjane”, ka pohuar Tahiri.
Kandidati per kryetar te Prishtines nga radhet e PSD-se, Sadri Ramabaja prezantoi te merkuren platformen zgjedhore per arsim, ku sipas tij nje vend te rendesishem ne kryeqytet ze edhe ceshtja e arsimit.
Ramabaja kritikoi pushtetin komunal, i cili deri me tani nuk ka pasur plane zhvillimore strategjike te arsimit.
Investim i veçante sipas kandidatit te PDK-se nevojitet edhe ne fushen e sigurise. Kjo sepse sipas PSD-se nje pjese e madhe e objekteve shkollore jane shnderruar ne arena te veprimit te inkriminuar te shitesve te droges.
Parkingje nentokesore, autobuse dhe tren elektrik per kryeqytetin premton kandidati i AKR-LDD-se Vegim Gashi. I shoqeruar nga kryetari i partise Behxhet Pacolli, ne diten e 14-te te fushates ai zgjodhi trafikun urban per te shpalosur programin.
“AKR-ja ka program te qarte per automjetet. Sigurisht, ne mandatin e ardhshem Vegim Gashi do te kete primatin qe te filloje themelimin e ndertimit te Prishtines se re dhe nje pjese te madhe te ketij projekti ta realizoje”, ka deklaruar Gashi.
Ndersa kryetari i AKR-se Behxhet Pacolli u shpreh: “Une do ta mbeshtes fuqishem projektin e trafikut integral. Qytetaret e Prishtines do te kene mundesine te perdorin vetem nje bilete. Gjithashtu, gjate mandatim tim do te bej marreveshje me kompani qe do te jene pjesemarrese ne trafikun urban te qytetit, te cilat do te sjellin autobuse me teknologji te reja”.
Gashi premtoi edhe ndertimin e se paku dy parkingjeve te medha dhe nje nenkalimi ne qytet i cili do ta shkurtonte komunikimin ne mes dy rrugeve kryesore.
Top Channel