Anarkistet ne Greqi nuk njohin paqe pasi mengjesin e sotem nje tjeter shperthim ka tronditur Athinen.

Nuk eshte shtepia e ndonje politikani dhe as zyra e ndonje perfaqesuesi te qeverise, por kete here ne shenjester eshte vene selia e klubit nga Pieru, Olympiakos. Ngjarja ndodhi ne lagjen “Pangrati” duke shkaktuar shume deme materiale por fatmiresisht nuk ka viktima apo te plagosur.

Sipas policise qe ka mberritur menjehere ne vendngjarje, behet fjale per nje bombe artizanale qe ka shkaterruar edhe disa makina te zyrtareve apo anetareve te stafit te klubit Olympiakos. Shperthime te tilla ne Greqi jane kthyer ne nje ritual tashme qe pas trazirave te muajit dhjetor ku humbi jeten nje i ri i vrare nga policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta