Familja e viktimes se pare te identifikuar ne tragjedine e lumit Tisa, Elvira Jaha, po ben pergatitjet per ceremonine e varrimit te se ndjeres.

Kufoma e viktimes eshte sjelle nga Serbia per ne Kosove nga i ati i saj, Vesel Jaha. Ne nje interviste per Top Channel, Jaha thote se pervec trupit te se bijes se tij ka pare edhe shume  kufoma te tjera.

“Ka edhe kufoma te paidentifikuara. Me kane treguar fotografi me nje grua, me nje burre dhe me femije”, ka deklaruar Vesel Jaha.

Ai thote se ne Subotice, nuk eshte shoqeruar nga asnje zyrtar institucional. Po ashtu thekson se atje nuk ka takuar asnje zyrtar te Policise se Kosoves ose EULEX-it.

Varrimi i te ndjeres do te behet ne varrezat e kryeqytetit ne Prishtine. Nderkohe, sipas mediave serbe tashme ka arritur ne 5 numri i viktimave te mbytura ne lumin Tisa.

Elvira Jaha, 23 vjeçe me 14 tetor ishte nisur se bashku me burrin dhe dy femijet e saj, per te emigruar jashte Kosoves.

Ndersa me 16 tetor ajo humbi jeten ne nje tragjedi te ndodhur ne lumin Tisa ne mes te Serbise dhe Hungarise dhe se trupi i saj u gjet ne keto ujera disa dite me vone. Tre te mbijetuarit e kesaj tragjedie jane burri Blerim Rama dhe dy femijet e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA