Vlore, ekzekutohet nje banakiere

27/10/2009 15:10

Nje grua rreth 50 vjec eshte vrare me arme zjarri dhe nje person mendohet te jete marre peng mesditen e sotme ne qytetin e Vlores. (UPDATE)

Viktima eshte Solie Sherraj e cila punonte si banakiere ne nje bar restorant ne Vlore. Autori i ngjarjes eshte identifikuar menjehere nga deshmitaret ne ngjarje. Ai eshte Xhezo Habilaj rreth 45 vjec.

Mesditen e sotme autori i ngjarjes ka shkuar prane lokalit ne lagjen 28 Nentori duke mbajtur ne krahe nje cante. Eshte ndalur dhe prej saj ka nxjerre nje automatik kallashnikov dhe pa paralajmerim ka qelluar ne drejtim te gruas e cila ndodhej prane banakut.

50-vjecarja ka gjetur vdekjen e menjehershme ndersa autori i ngjarjes ndersa po largohej ka ndaluar nje automjet qe po kalonte prane lokalit.

Nen kercenimin e armes se zjarrit ai ka detyruar drejtuesin e mjetit qe te shkonte ne nje drejtim te pacaktuar. Mesohet se personi qe eshte marre peng eshte nje mashkull i cili udhetonte me nje automjet ngjyre gri identiteti i te cilit ende nuk eshte bere i ditur.

Policia e Vlores ka ngritur menjehere postoblloqet dhe ka nisur kerkimin ne rruget qytetit per te gjetur automjetin, autorin e ngjarjes dhe personin e marre peng.

Kerkimet jane shtrire ne te gjitha rruget hyrese dhe dalese te qytetit. Nderkohe ne vendin e ngjarjes policia ka marre ne pyetje deshmitaret e pranishem ne momentin e vrasjes.

Hetimet e para tregojne se mes viktimes dhe autorit te krimit ka patur nje lidhje jashtemartesore dhe pak kohe me pare kjo lidhje eshte nderprere dhe vrasja ka ndodhur per arsye xhelozi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta