
Antidroga e Durresit ka ndaluar nje shperndares droge gjate nje aksioni te organizuar sot pasdite.
Ndalimi i Altin Deliallisit, 37 vjec nga qyteti i Shijakut eshte bere ne nje nga rruget kryesore te qytetit. Deliallisi ka qene ne ndjekje nga agjentet antidroge dhe kur e ka pikasur ndjekjen eshte perpjekur t’i shmanget.
Ka hedhur ne rruge dy qese me lende narkotike qe dyshohet te jete e tipit heroine dhe ka bere manovra me makinen e tij ne rruge duke shkaktuar perplasjen me dy automjete te tjera. Policia nuk e ka bere ende te ditur sasine e droges se kapur, pasi vazhdon kontrolli i imet i automjetit dhe baneses se tij ne Shijak.
Burimet policore thone se Deliallisi njihet si shperndares droge ne Shijak e Durres dhe se prej kohesh ishte nen vezhgimin e agjenteve antidroge.
Top Channel