SHBA: Shqiperia respekton fene

27/10/2009 12:30

Sipas raportit te Departamentit te Shtetit per fene, Shqiperia i respekton besimet dhe ne vend ka tolerance fetare.

Ne raport thuhet se qeveria pergjithesisht respektoi lirite fetare ne praktike dhe nuk pati raportime per abuzime apo diskriminim shoqeror mbi baze identifikimi, besimi, apo ushtrimi fetar.

Raporti evidenton se ngelet ende problem ceshtja e pronave, pretendimet e tre komuniteteve me te medha nuk jane zgjidhur. Si ceshtje e mbetur pezull eshte edhe kerkesat e komuniteteve kristiane per kthimin e ikonave dhe doreshkrimeve qe jane marre nga rregjimi komunist.

Raporti thekson se qeveria vazhdoi te trajtonte pretendimet nga secili prej kater grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin apo kompensimin e pronave te marra gjate ish epokes komuniste; megjithate, shume nga pretendimet per prona mbeten te pazgjidhura.

Kisha Ortodokse vazhdoi ndertimin e nje katedraleje te re ne Tirane mbi toke qe e mori si kompensim per token e marre nga qeveria komuniste, por citoi mungese veprimi per pretendime te tjera per prona ne gjithe vendin. 

Si Kisha Ortodokse edhe Kisha Katolike perfshine ne pretendimet e tyre per kompensim ikona fetare dhe doreshkrime te vyera marre nga qeveria komuniste, te cilat mbeteshin ne arkivat kombetare.
 
Ndersa per komunitetin musliman ceshtja e ndertimit te nje xhamie te re.

Komuniteti Islamik Shqiptar vazhdoi te kerkonte leje ndertimi per nje xhami te re ne nje toke kthyer bashkesise nepermjet procesit te kompensimit pas-komunist. Kerkesa mbeti nen shqyrtim nga Bashkia e Tiranes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA