Projektbuxheti 2010, Berisha premton investime

27/10/2009 19:50

Projektbuxheti i vitit 2010 i siguron Shqiperise nje rritje te qendrueshme ekonomike, e cila vitin e kaluar ishte 8 perqind, ndersa ne gjashtemujorin e pare te ketij viti 5.3 perqind.

Kete perkufizim i beri kryeministri Sali Berisha projektbuxhetit te 2010-es, i cili eshte shqyrtuar se pari nga komiteti i planifikimit te strategjive. Kreu i qeverise beri publike tre drejtimet kryesore financiare te projektbuxhetit.

”Ne nuk rrisim deficitin buxhetor duke ruajtur dhe konsoliduar nje nivel shume te larte investimesh. Ne nje mandat 4-vjecar ne do te asfaltojme 7 mije kolimetra rruge. Ne nuk rrisim borxhin, ndonese efekti euro ka sjelle rritjen e tij me mbi 1 per qind ne raport me prodhimin e brendshem. Natyrisht Leku nuk mundej qe, jo trimerine e Lekes, por edhe trimerine e Skenderbeut po te kishte, te mos e ndjente kete forcim te papermbajtur te Euros”, thekson Berisha.

Nje nga qellimet kryesore te projektbuxhetit 2010 eshte rritja e metejshme e pagave dhe pensioneve, kryesisht te atyre te nivelit te ulet, si nje mase per te luftuar varferine ne vend.

“Une i kuptoj zoterinjte e financave, se t’u permendesh rritjen rrogash dhe pensionesh ne kohe ‘kolere’, jo per Shqiperine, por per financat boterore qe po kalonin recensionin, ua shton shume barren e pergjegjesise, por ne nuk mund te terhiqemi nga kjo. Projekti yne per nje Shqiperi tjeter do te vazhdoje me agresivitetin me te larte”, shton kreu i qeverise.  

Top Channel