Plani rregullues: 200 mije vende te reja, 1.5 mln banore

27/10/2009 20:25

Plani i ri rregullues per Tiranen parashikon zhvilimin e kryeqytetit deri ne vitin 2020, brenda nje hapesire prej 60 kilometra katrore.

Dritan  Agolli, administrator i bashkise thote se brenda kesaj hapesire kohore dhe gjeografike pritet nje rritje e popullise prej 400 mije banore.  

“200 mije vende te reja pune qe do te jene 64 % ne sektorin privat dhe 36% ne ate publik. Do te ndertohet kampusi ri universitar qe s’do jete vetem per konvikte por do te ofrohen dhe sherbime te tjera. Zonat ish industriale do te kthehen ne pole te fuqishme zhvillimi, do jene hapesira me banesa, hapesira per gjenerimin e punesimit. Do te kete rritje te industrise se ndertimit dhe investime te shumta publike qe jane te ardhura te injektuara ne ekonomi”, shprehet Agolli.

Ai thote se  plani parashikon dyfishimin e siperfaqeve per veprimatri magazinuese, rreth 187 hektare per veprimtari tregtare, krijon 340 hektare per zona ekonomike, nderkohe qe ish zonat industriale do te shebejne si qendra te reja te kryeqytetit. Sipas Agollit, plani percakton njollat, por konfiguaracioni i plote i minizonave do te percaktohet nepemjet studimeve qe do te miratoje bashkia. “Ndertime do kete si ne zonat ekzistuese qe jane ne zonat qe kane mundesi densifikimi edhe ne zonat boshe dhe ne ish qendrat industriale”, pohon zyrtari i bashkise.

Ne planin e ri rregullues parashikohet edhe ndertimi i stacioneve te reja hekurudhore dhe lidhjet e saj me stacionet e autobuseve. Do te ndiqet nje politike e re per parkimin, nderkohe qe do te kete korsi te vecanta per autobeset urbane, per kembesoret dhe ciklistet. Ne pergjithesi, plani konpceton nje Tirane te ndare ne kater  zona. Grupi i pare jane zonat e reja te banimit, ne grupin e dyte parashikohet rikonstruksioni i zonave ekzistuese te banimit. Ne grupin e trete perfshiehn zonat industriale te cilat do te rinovohen dhe grupi i katert jane zonat e mbrojtura per shkak te trashgimise urbane.

Top Channel