
Me sinqeritet thote se pikturen e ka te veshtire ta kuptoje, por i pelqen ta kundroje nga afer.
E gjejme ne ambientet e punes, pak ore para se punimet t’i ofrohen nje publiku te vecante. Eshte mbremje dhe ajo vazhdon te jete po aty, pas nje dite intensive dhe te lodhshme. Behet fjale per poeten e talentuar Luljeta Lleshanaku. Eshte nje nga poetet me ne ze te letersine shqiptare.
Autore e disa vellimeve me poezi si; ”Syte e somnambules”, “Kembanat e se dieles”, “Gjysme-kubizem“, etj. Luljeta pervecse nje poete, se fundmi po shfaqet edhe si skenariste. Ne sheshin e xhirimit, afer Tiranes, takojme regjisorin e talentuar Pluton Vasi, me te cilin Luljeta po bashkepunon per filmin “I Huaji”. “Luli hyn tek bashkepunetoret e mija me efikase dhe me te mencura. E gjen gjuhen per te arritur aty ku funksionojne gjerat. Luli luan perhere me psikologjine dhe me ate cfare i duhet njeriut per te pare ne kohen qe jemi sot”, shprehet Vasi.
E rrethuar nga njerez qe e kane pasion letersine, ne nje nga mbremjet e pakta te lira ne kryeqytet e xhirojme me mikeshen e saj. Edhe ajo shkrimtare, Mimoza Hysa. “Luli zgjedh nje rruge me te gjate, te krijon nje vizion te mrekullueshem qe i flet mendjes dhe mendja pastaj shkon tek zemra”, pohon Mimoza.
Top Channel