
Çdo posedues i tokave te dhena me qira nga shteti shqiptar tani ka te drejte qe ta bleje ate e te behet pronar i saj.
Ky eshte thelbi i projektligjit te miratuar dje ne parim nga anetaret e komisionit te ligjeve. Behet fjale per token e dhene me qira nga ana e shtetit shqiptar, mbi te cilen sot jane ndertuar jo vetem objekte qe i japin perparesi zhvillimit te turizmit, por edhe shtepi e vila.
Sipas ketij projektligji, personat qe kane nje kontrate qiraje, apo ne zhvillim perfitojne te drejten e pronesise se truallit dhe objektit te ndertuar.
Nderkohe, trualli perqark nderteses kalon ne bashkepronesi mes privatit dhe shtetit. Ligji parashikon qe pas njoftimit publik ne nje afat kohor prej 60 ditesh, personi qe kerkon pronesine e objektit duhet te beje dorezimin e dokumentacionit perkates.
Me tej, procedurat ndiqen nga Agjencia e Legalizimit, ALUIZNI, e cila vendos kontraten e shitblerjes ndermjet paleve te interesuara.
Ne projektligj thuhet se kontrata nuk lidhet nese nuk behet pagesa e plote e çmimit te truallit te nderteses, e cila paguhet ne masen 80% nga bleresi dhe 20% nga qiramarresi.
Nese nuk paguhet shuma e percaktuar brenda afatit maksimal te percaktuar, 1 vit pas njoftimit zyrtar, kontrata nuk lidhet dhe ky truall e ndertimet mbi te kalojne per kompensimin e ish-pronareve.
Top Channel