
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po studion me vemendje progres-raportin e fundit te Bashkimit Europian, sidomos ne fushat qe kane te bejne me lirite dhe te drejtat e shtetasve, si dhe forcimin e metejshem te shtetit ligjor.
“Ne kete drejtim, ne raport permendet si rast gjoba e aplikuar nga KKRT-ja ne dem te TV “News 24”, lidhur me transmetimet e spotit te nje organizate joqeveritare (G99). Duke e konsideruar masen e mesiperme ndaj “News 24” te nxituar dhe te kunderligjshme, KSHH ka reaguar publikisht qe atehere dhe i ka sugjeruar KKRT-se te rivleresoje dhe ta anuloje ate, gje qe per fat te keq nuk ndodhi”, thuhet ne deklaraten e KSHH.
“Flagrant ishte dhe rasti i gazetes ‘Tema’, i cili gjithashtu permendet ne progres-raportin ne fjale, ku forca te policise, ne kundershtim me ligjin, urdheruan te debonin gazetaret dhe stafin e saj, megjithese ambientet ku ata punonin ishin marre me qira per 20 vjet, me kontrate te rregullt dhe te ligjshme”, thote deklarata.
Top Channel