Dy motra 22 vjet te lidhura me zinxhire

27/10/2009 11:55

Rasti i Fatmir Rashu nga Levani ne Fieri qe jetonte prej tre vjetesh i lidhur me zinxhire nuk eshte i vetem. (UPDATE)

Ne fshatin Bllate e Poshtme te komunes Maqellare ne Diber dy motra jetojne te lidhura prej 22 vjetesh. E madhja Thellenxa eshte lidhur nga babai i saj kur ishte 25 vjec ndersa me e vogla kur ishte 16 vjec.

Vajza e madhe ne moshen 16-vjecare ka shfaqur shenjat e semundjes mendore dhe eshte derguar ne spitalin e Vlores ku qendroi per 7 vjet.

Pas daljes nga spitali babai i saj eshte detyruar qe ta mbaje te lidhur, ndersa vajza tjeter, Fidania nuk eshte cuar asnjehere ne spital, por qe ne adoleshencen e saj ka jetuar ne kete menyre.

Nena e tyre nderroi jete shpejt dhe e gjithe barra per t’i mbajtur i ka rene te atit 70-vjecar, i cili thote se i ka burgosur prej vitesh dhe se nuk i leshon prej zinxhireve perndryshe ato largohen.

Te dy motrat nuk shfaqen aspak shenja agresiviteti. Ato qendrojne ne nje dhome pa kushtet minimale te pavetedijshme per gjendjen e tyre.

Aktualisht nuk trajtohem nga ana mjekesore dhe e gjithe familja e tyre jeton me pensionin e invaliditetit qe ato perfitojne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA