BE, asnje qendrim i perbashket per Shqiperine

27/10/2009 17:35

Keshilli i Ministrave te Jashtem Europian nuk arriti nje qendrim te perbashket per kandidaturen e Shqiperise.

Inisiativa e ministrit italian Franco Frattini, per ta konsideruar si nje ceshtje teknike ne kete faze aplikimin, nuk gjeti mirekuptimin e te gjitha vendeve anetare te BE-se. Pengesa kryesore zyrtarisht mbetet Bundestagu gjerman cfare shtyn serish pranimin e aplikimit te Shqiperise nga BE.

Ndryshe nga Presidenca Suedeze,Hollanda vendi qe mbeshteste qendrimin e Gjermanise per te shtyre diskutimin e kandidatures se Shqiperise, vlereson se anetaresimi i vendit ne Bashkimin Europian eshte ceshtje politike.

“Aplikimi duhet te pranohet nga Keshilli dhe me pas i nenshtrohet procedures teknike nga Komisioni. Vonesa per shqyrtimin vjen nga fakti se kemi nje qeveri te re dhe parlamentaret gjermane nuk jane ulur ende ne karriget e tyre. Nderkohe nisur nga ceshtja e Traktatit te Lisbones, tashme kemi nje procedure te re pune ne disa vende per te konsultuar me shume parlamentin sic ceshte rasti dhe ne vendin tim, ne nuk patem zgjedhje por Gjermania sapo i kaloi ato, pra nuk eshte ceshtje politike por teresisht teknike”, shprehet ministri i Jashtem suedez, Karl Bildt.

Ndryshe nga Presidenca Suedeze, Holanda, vendi qe mbeshteste qendrimin e Gjermanise per te shtyre diskutimin e kandidatures se Shqiperise, vlereson se antaresimi i vendit ne Bashkimin Europian eshte ceshtje politike. “Ne morem  raportin e ODIHR-it per zgjedhjet dhe megjithese pati parregullesi, shumica e kritereve u permbushen, per kete arsye do te biem dakort qe te kerkojme opinionin e Komisionit mbi kerkesen e Shqiperise. Por, s’mund te them se kjo ceshtje nuk eshte politike, ne pozicionin tim si minister e politikan eshte te mohosh veten”, thote kryediplomati holandez, Maxime Verhagen.

Kerkesa e Shqiperise per statusin kandidat dhe debati nese behet fjale per ceshtje teknike apo politike ka percare unitetin e vendet antare. Per rrjedhoje nuk ka qendrim te perbashket unanim te Keshillit te BE-se cfare eshte e domosdoshme per t’i percjelle aplikimin e Shqiperise, Komisionit.

“Nuk ka ende unanimitet per kete. Disa vende mendojne se nuk eshte vetem teknike por dhe politike kjo ceshtje, duke argumentuar se vete Shqiperia insiston per rendesine e dhenies se mandatit ndaj Komisionit. Tetori nuk rezulton muaj i suksesshem per unanimitetin megjithese pati presione, por presidenca na la te kuptohet se kjo gje mund te arrihej gjate muajit nentor”, thekson ministri i Jashtem slloven Samuel Zbogar.

Ministri i Jashtem francez, Kouchner i pyetur per aplikimin e Shqiperise, tregoi se i kishte thene mikut te tij gjerman, Frank Walter Steinmeier, se nuk ishte e nevojshme te gjykohej politikisht nje vend kur kalimi i dosjes ne komision eshte gjest normal e teknik sipas tij. Ndersa ministri Fratini insistoi ne konferencen nacionale te Italise se marrja e vendimit ne kete faze per Shqiperine eshte perseritje e procedures qe u ndoq per Malin e Zi, ndaj duhet te kaloje si pike A, muajin e ardhshem per t’i kaluar dosjen Komisionit.

Top Channel