
Atletico Madrid nuk gjen paqe per shkak te ofertave te vazhdueshme ne drejtim te sulmuesit Sergio Aguero.
Pasi e ka mbajtur jo pa shume mundim ne merkaton e veres, nje tjeter oferte e majme ka ardhur ne seline e “colchoconeros” per sulmuesin e talentuar argjentinas. Chelsea ofron 46 milione euro dhe kerkon ta marre qe ne janar lojtarin, pasi me vone do aplikohet vendimi i FIFA-s qe nuk e lejon te hyje ne merkaton e blerjeve deri ne vitin 2011.
Aguero eshte i pari ne listen e deshirave te trajnerit Ancelotti qe e ka kerkuar sulmuesin edhe gjate muajve te veres. “Chelsea ka ofruar 46 milione euro per El Kun, ndersa Reali kerkon Forlan per 33 milione. Nese duan te vazhdojne bisedimet, Atletico eshte gati”, u shpreh drejtori i madrileneve, Miguel Angel Gil Marin.
Top Channel