“Vizat”, Berisha: Liberalizimi, sipas premtimit
26/10/2009 14:45
Kryeministri Sali Berisha premtoi se qeveria qe ai drejton do te beje te gjitha perpjekjet qe brenda vitit te pare te mandatit te saj te merret vendimi per liberalizimin e vizave per shqiptaret.
Duke folur ne mbledhjen e deputeteve demokrate, Berisha theksoi se realizimi i ketij akti eshte nje arritje historike jo vetem kombetare, po edhe individuale per cdo qytetar shqiptar.
Kreu i qeverise ftoi opoziten qe te behet pjese ne kete proces dhe te futet ne sallen e kuvendit.
Nderkohe Berisha njoftoi se ligji per kufijte po zbatohet, ndersa te gjitha kerkesat specifike te BE-se qe kane lidhje me kontrollin e kufijve do te plotesohen brenda muajit nentor.
Top Channel