Tregu i mbytur me bono, kerkesa minimale

26/10/2009 08:15

Disa dite pasi Parlamenti miratoi perdorimin e bonove te thesarit per te paguar nje pjese te çmimit te tokes per objektet e legalizuara, ne tregun valutor te Tiranes vihet re vetem shtim i numrit te njerezve te gatshem per t’i shitur bonot, por asnje shtim i kerkeses per to.

Gjate javes se shkuar, bonot u blene nga tregtaret me nje çmim qe varionte ne 15-17,5 per qind te vleres dhe jane shitur prej tyre me rreth nga 17-20 per qind. Tregtaret thone se ka oferte nga njerezit per te shitur bono, por jane te paket ata qe kerkojne te blejne.

Perdorimi

Ligji i miratuar ne Kuvend javen e kaluar ishte nje premtim elektoral i Kryeministrit Sali Berisha.

Ligji i jep te drejte te gjitha familjeve qe jane ne proces legalizimi, te paguajne 50 per qind te vleres se tokes sipas tarifave te miratuara nga qeveria, nderkohe qe sanksionoi qe edhe familjet qe i kane paguar tashme parate e tokes, te mund te terheqin gjysmen e tyre ne kembim te bonove te thesarit.

Sipas ligjit te legalizimeve, familjet duhet te paguajne 100 deri ne 400 mije leke per siperfaqe toke jo me te medha se 500 metra.

I gjithe procesi ne fakt nuk ka ecur fort mire.

Zyrat e Agjencise se Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave Informale, shpesh nuk kane pasur mundesi te shlyejne pagat e punonjesve te vet si pasoje e pagesave te pakta nga familjet ne proces legalizimi.  

Tregu i permbytur nga bonot

Ne Shqiperi jane emetuar gjithsej 75 miliarde leke bono privatizimi, (ne vlere nominale 550 milione euro) dhe nga keto vleresohet se jane ende ne duart e qytetareve rreth 40 miliarde leke.

Çdo familje shqiptare mund te zoteroje disa qindra mijera leke bono privatizimi, nderkohe qe familjeve ne proces legalizimi i nevojiten 100 apo 200 mije leke seciles.

Ish te burgosurve politike u kane mbetur ne dore vite dhe dekada pune e papaguar neper miniera ne formen e bonove.

Ne keto kushte, ligji i ri per legalizimet, qe lejoi perdorimin e bonove per te paguar 50 per qind te vleres se tokes, qe qeveria thote se do t’ia transferoje perkundrejt çmimeve simbolike pronareve te ndertimeve te paligjshme, nuk mund te krijoje ndonje treg te fuqishem per perdorimin e bonove.

Bonot e privatizimit iu shperndane shqiptareve ne vitin 1996 si shperblim per punen e tyre ne kohen e komunizmit, viteve te gjata te burgimeve te padrejta apo ne disa raste, si kompensim per pronat e humbura.

Teorikisht, ndermarrjet shteterore qe ne ate kohe u kthyen ne shoqeri aksionere, do te shiteshin ne burse.

Shqiptaret do te mund te blinin aksione ne keto ndermarrje, duke perdorur bonot e privatizimit. Por qe e qarte qe ne fillim se punet nuk mund te ecnin si ne enderr.

Sapo u hodhen ne treg, bonot e privatizimit filluan te kembeheshin me para te verteta ne masen 70 per qind. Brenda pak muajsh, vlera e tyre ra ne 40 per qind. Brenda nje viti, ra ne me pak se 10 per qind.

Pas kesaj, per me shume se nje dekade, nuk u kembyen me.

Nje pjese jo e vogel e bonove te grumbulluara nga biznesmene te ndryshem u perdoren per te paguar nje pjese te ndermarrjeve shteterore te mesme qe u privatizuan ne ato kohe.

Pothuajse asnje prej ketyre ndermarrjeve nuk u kthye ne histori suksesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA