Spitalet, marreveshjet e Shqiperise me jashte

26/10/2009 08:25

Pacientet me probleme te veçanta, specifike apo qe vuajne nga semundje te veshtira, te cilat nuk mund te trajtohen ne Shqiperi, dergohen ne disa nga vendet me shendetesi me te zhvilluar se tonen.

Ne baze te marreveshjeve te bashkepunimit, nenshkrimit te memorandumeve, por nga ana tjeter edhe me ane te bisedimeve dhe negociatave ne ndihme te te semureve qe nuk mund te diagnostikohen dhe trajtohen ne vend per shkak te mungeses se infrastruktures, teknologjise, apo edhe trajtimit me metoda bashkekohore.

“Puna qe behet ne drejtim te dergimit te pacienteve jashte eshte voluminoze, e shpejte ne kohe. Vlen te theksojme ketu bashkepunimin me Turqine, Greqine, Italine dhe punen e qeverise shqiptare ne ndihme te pacienteve shqiptare”, theksoi Bardh Spahia, zv.ministri i Shendetesise, pak kohe me pare drejtor i pergjithshem i Ministrise se Shendetesise.

Sipas tij, zyra e marredhenieve me jashte kujdeset per dergimin e dokumentacionit, mbajtjen e kontakteve me homologet jashte vendit dhe ecurine e procedurave nga aplikimi e deri ne mberritjen e pacientit per trajtimin ne spitalet jashte vendit.

Por, veç marreveshjeve dhe numrit te percaktuar te pacienteve te cilet duhet te trajtohen brenda nje viti ne spitalet e huaja, fale bashkepunimit dhe njohjeve edhe personale, Ministria e Shendetesise arrin te dergoje shpeshhere edhe paciente ne baze te miqesise dhe raporteve mes mjekeve dhe spitaleve, edhe pa pasur marreveshje.

Procedurat

Procedurat per dergimin e pacienteve jashte, ne baze te marreveshjeve dhe bashkepunimit, jane te njejta dhe fikse. Qe nje i semure te dergohet jashte, duhet te marre epikrizen dhe miratimin e komisionit ne qendren spitalore universitare “Nene Tereza”.

Me pas, keto dokumente te perkthyera kalojne permes zyres se marredhenieve me jashte, ne nje proces komunikimi, mes ambasadave, ministrive dhe drejtorive spitalore.

Ministria e Shendetesise ka marreveshje bashkepunimi me Ministrine e Turqise ne fushen e Shendetesise, ku nder te tjera parashikon edhe kurimin e 100 pacienteve shqiptare falas nga spitalet turke.

Ne kete kuader te kesaj marreveshjeje per vitin 2009 jane kuruar ne spitalet turke 100 paciente, te cilet nuk jane kuruar dot ne vendin tone. Gjithashtu, Ministria e Shendetesise ka marreveshje bashkepunimi me Ministrine e Shendetesise ne Greqi ne fushen e shendetesise, ku nder te tjera parashikohen edhe kurimi i pacienteve shqiptare falas ne spitalet greke.

“Ne kuader te kesaj marreveshjeje per vitin 2009 i jane drejtuar ministrit grek 48 kerkesa. Jane kuruar tani rreth 20 raste dhe 28 te tjera jane ne proces”, sqaroi Bardh Spahia.

Ministria e Shendetesise ka marreveshje bashkepunimi ne fushen e shendetesise edhe me spitalin pediatrik “Bambino Gesu”, ne Rome ku ne vit parashikohet kurimi i pese pacienteve shqiptar ne moshe te mitur. Rastet e trajtuara ne kete spital kane qene me leucemi akute, nderkohe qe spitali ka pritur kete vit 10 raste nga Shqiperia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA