Sot mblidhet Keshilli Bashkiak i Tiranes

26/10/2009 08:40

Anetaret e Keshillit Bashkiak jane njoftuar se sot do te mblidhen per te diskutuar nje sere çeshtjesh lidhur me problemet e qytetit dhe marrjen e disa vendimeve te rendesishme per permiresimin e ecurise se puneve qe ndihmojne qytetaret e Tiranes.

Keshilli Bashkiak mblidhet pas me shume se nje muaji, nga ku çeshtja kryesore e diskutimit te planit rregullues te Tiranes solli shume konvergjenca, te cilat çuan ne mbyllje te seances ne me pak se 30 minuta.

Plani rregullues i Tiranes do te jete perseri nje çeshtje e lene ne fund te te gjitha diskutimeve, por jo per nga rendesia. Sot, ne oren 18:00, Keshilli Bashkiak do te mblidhet per te mbaruar ato pune te cilat nuk duhet te shtyhen me pas perfundimit te vitit 2009.

Keshilli Bashkiak

Situata ne vendimmarrjen e Keshillit Bashkiak eshte tensionuar gjithmone e me  shume. Duke nisur edhe nga numri i anetareve te Keshillit Bashkiak, aktualisht anetaret e PD-se dhe LSI-se perbejne mazhorancen e kesaj strukture. Konkretisht, bazuar ne rezultatin e zgjedhjeve te 18 shkurtit 2007: PS mori 21 mandate, PD 17, LSI 6, PR 2, PAD 1, BLD 1, LZHK 1, PAA 1, PBDNJ 1, PDR 1, PDI 1, PSD 1 dhe PDK 1.

Miratimi i planit rregullues te  Tiranes ne Keshillin Bashkiak eshte hallka e dyte  qe duhet te kaloje ky plan pas miratimit ne  Keshillin e Rregullim-Territorit te Tiranes. Me pas vendimi perfundimtar merret nga KRRTRSH-ja, Keshilli i Rregullim-Territorit te Republikes se Shqiperise.

Keshilli Bashkiak zgjidhet per nje periudhe 3-vjeçare. Mandati i keshilltarit eshte  i vlefshem nga koha qe keshilltaret bejne betimin dhe e nenshkruajne ate, deri ne konstituimin e keshillit pasardhes.

Plani rregullues i Tiranes

Mbledhja e Keshillit Bashkiak lidhur me planin rregullues te kryeqytetit ka deshtuar edhe nje  here tjeter ne daten 19 shtator. Ky plan ka qene objekt per nje lume akuzash ne adrese te kryebashkiakut, disa here me radhe nga ana e perfaqesuesve te Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Demokratike.

Kreu i Partise Demokratike e mbeshteti nje pjese te mire te fushates se tij elektorale te mungesa e nje plani urbanistik te kryeqytetit. Per kete detaj u be me faj gjithnje kryebashkiaku Edi Rama. Demokratet thoshin se arsyeja pse bllokohet plani urbanistik ka te beje me dhenien e lejeve te ndertimit ne menyre selektive.

Plani rregullues i qytetit te  Tiranes, nje nga dokumentet me te rendesishem per kryeqytetasit, edhe nje here ka shkaktuar debate, duke u bere “molle sherri” ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak. Jo vetem qe nuk eshte nxjerre asgje ne drite, por ende pa nisur mire prezantimi i programit ne “Power Point”.

Kur drejtuesi i planit rregullues, perfaqesuesi i firmes holandeze qe eshte kontraktuar nga bashkia, fliste ne nje video, anetaret e Keshillit Bashkiak te Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim nuk kane pranuar ta vazhdonin me tej seancen degjimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA