Sot, afati i fundit per dorezimin e Formularit A3

26/10/2009 08:35

Sot eshte afati i fundit per dorezimin e formularit A3 te plotesuar ne çdo pjese te tij. Sipas udhezimit, maturantet, te cilet nuk jane shpallur fitues ne dy fazat e para apo nuk kane fituar ne deget e preferuar, kane te drejte edhe sot te terheqin formularin, ta plotesojne dhe ta dorezojne ate.

Kerkohet plotesimi i sakte i formularit, me stilolaps ne ngjyre te zeze. Kandidatet pasi ta plotesojne, duhet ta dorezojne formularin A3 po ne DAR/ZA deri me 26.10.2009.

Agjencia e Pranimeve ne Institucionet e Arsimit te Larte (APRIAL) ne daten 30.10.2009 do te shpalle listen perfundimtare te kandidateve fitues te ndare, sipas programeve te studimit perkates, te renditur, sipas rendit zbrites te pikeve dhe te preferences me te larte te kerkuar prej tyre ne formularin A3, ne perputhje me kuotat e rishperndara.

Institucionet Publike te  Arsimit te Larte, nga data 31.10.2009 do te shpallin ne  vende te dukshme, ne mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve te regjistrimit/çregjistrimit, procedurat perkatese, listen e dokumenteve te nevojshme per regjistrim, si edhe te dhena te tjera qe i gjykojne te nevojshme per sigurimin e ecurise normale te procesit te pranimeve ne ciklin e pare te studimeve me kohe te plote, ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte.

Regjistrimi i kandidateve fitues te kesaj faze do te behet prane sekretarive mesimore te Institucioneve Publike te Arsimit te Larte ne datat 1, 2, 3 dhe 4 nentor 2009, nga ora 8.00 deri ne oren 18.00. Per regjistrim, kandidati te dorezoje dosjen individuale, me dokumentet e nevojshme.

Ne baze te plotesimeve dhe merite preference do te kene mundesi te perfitojne nga kuotat e mbetura bosh apo nga programet e reja te miratuara pak kohe me pare nga qeveria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA