Nje shperthim i fuqishem ka ndodhur pasditen e sotme ne qytetin e Ures Vajgurore, si pasoje e te cilit ka humbur jeten nje 26 vjecar.
Hetimet e policise jane shtrire ne dy pista: ate te nje vrasjeje aksidentale dhe nje vetevrasjeje. Ngjarja qe i mori jeten 26 vjeçarit Ferit Kapuçi ndodhi rreth ores 16:30.
Banoret e lagjes kane degjuar nje shperthim te fuqishem qe ka ardhur nga banesa e katit te dyte ne nje pallat pese katesh.
Ekspertet e policise se ketij qyteti kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe brenda baneses kane gjetur trupin e pajete te 26 vjeçarit.
Ne banese eshte verejtur se dera e jashtme e saj ka qene e mbyllur nga brenda, nderkohe qe shperthimi ka ndodhur ne kuzhine.
Nga hetimet ne vendin e ngjarjes mesohet se shperthimi ka qene i fuqishem, por edne nuk eshte percaktuar lenda qe e shkaktoi.
Policia ka marre ne pyetje familjaret e 26 vjecarit, nga te cilet ka mesuar se viktima disa dite me pare ishte kthyer nga Greqia ku jetonte dhe punonte. Ne momentin e shperthimit ne shtepi kishte qene vetem viktima.
Top Channel