Nikolle Lesi eshte zevendesministri i trete i Ministrise se Turizmit Kultures Rinise e Sporteve. Ministri Ferdinand Xhaferri ka prezantuar sot zevendesin e tij te ri.
Aktualisht turizmi eshte industria e dyte ne vend pasi ze 11% te prodhimit te brendshem bruto.
Sipas ministrit Xhaferi ky sektor mbetet nder prioritetet e qeverise qe kjo industri te renditet e para. Ne prezantimin e tij Nikolle Lesi ka falenderuar kryeministrin Berisha per besimin dhe zbatimin e marreveshjes se tyre paraelektorale dhe ka theksuar impenjimin e tij maksimal ne kete detyre te re, per te arritur objektivat qe ka qeveria per turizmin e vendit.
Gjithashtu ai ka theksuar se do te perdorin nje strategji te re ne thithjen e investitoreve te huaj. Gjithashtu ai ka deklaruar se kjo dege e MTKRS-s ka nevoje per nje ristrukturim qe do te sjelle funksionimin me efikas te sektorit te turizmit.
Top Channel