Nje tjeter punetor ka gjetur vdekjen, duke rregulluar catine e nje karburanti. Abedin Zenelaj eshte rrezuar nga nje lartesi e konsiderueshme, gje qe i ka shkaktuar plage te renda, qe me pas i kane sjelle vdekjen ne spital.
Burimet policore bene te ditur se ngjarja ka ndodhur ne Kavaje, ne fshatin Luz.
Sipas te dhenave policore, rreth ores 16:15 te se shtunes, te nje karburant, 54-vjecari Zenelaj, i cili eshte me banim ne fshatin Gose, ka qene duke punuar ne catine e karburantit.
Ne ate kohe, ka rreshqitur dhe ka rene nga lartesia. Ai ka marre shume plage dhe menjehere eshte derguar ne spitalin rajonal te qytetit te Durresit.
Sipas mjekeve, ai kishte hemorragji te shumte, keshtu qe ne oren 20:15 te se shtunes ka nderruar jete.
Pas ketij incidenti, eshte njoftuar policia, e cila ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet e para procedurale.
Me pas, policia ka shoqeruar disa persona, te cileve u jane marre deklaratat perkatese per ngjarjen e rende dhe materialet ia ka kaluar prokurorise per veprime te metejshme.
Top Channel