Mbetet pezull tregu i cigareve

26/10/2009 08:05

Tregu i cigareve ne Tirane ka mbetur pezull keto dite ku grosistet ngurrojne te shesin te tregtaret me pakice ne pritje te hyrjes ne fuqi te akcizave te reja.

“Nuk me shesin ne sasi prej disa stekash njeheresh, per shkak se keto jane ditet e fundit me cmimet e vjetra”, thote nje tregtar.

Ligji per akcizat u miratua ne Parlament kete muaj dhe pritet te hyje ne fuqi pas pak ditesh.

Per cigaret u percaktua rritja e akcizes me 10 leke per pakete nga 40 leke qe eshte aktualisht ne 50 leke.

Per pasoje, cmimet e cigareve ne treg pritet te rriten ne 12-15 leke.

Nderkohe, doganat raportojne dyndje te fuqishme ne importimin e cigareve gjate dy muajve te fundit, per shkak se grosistet po perpiqen te importojne sa me shume te jete e mundur para hyrjes ne fuqi te akcizave te reja.

Keshtu, ne qershor, kur qeveria miratoi projektligjin, u importuan 432 tone cigare, ose 50 per qind me shume se nje muaj i zakonshem, nderkohe qe ne gusht, importet kercyen ne 600 tone.

Cigaret jane malli i trete me i rendesishem per sa i perket te ardhurave doganore pas karburanteve dhe automjeteve.

Vitin e kaluar, taksat mbi kete produkt i sollen administrates doganore 3.9 miliarde leke te ardhura ndersa ne periudhen janar-gusht te ketij viti, te ardhurat qene 2.7 miliarde leke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA