Korrupsioni, Vasili: Ndeshkim mjekut dhe pacientit qe paguan

26/10/2009 16:00

Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili u jep ultimatum te gjithe drejtuesve te spitaleve neper rrethe per te nisur zbatimin e sistemit te referimit duke ndeshkuar ne te njejten kohe edhe ryshfetin.

Sipas tij tashme do te denoncohet jo vetem mjeku por edhe pacienti qe e ofron ryshfetin.

“Nje pacient qe ka rekomandim dhe librezen shendetesore me vete do ta marre sherbimin pa pagese. Nese do te kete shkelje nuk ka me persona te imunizuar”, tha Vasili.

Ministri theksoi se sherbimi shendetsor do t’u jepet edhe atyre qe nuk e ndjekin sistemin e referimit, por kundrejt pageses se tarifave te afishuara ne spitale.

Nga ana tjeter ai tha se mjeket do te stimulohen me shperbime por edhe me mekanizma per te siguruar te ardhura ne menyre te ligjshme. Ministri i Shendetesise i ka kerkuar Drejtueseve te Shendetit Publik respektimin e ligjit kunder duhanit duke nisur nga institucionet spitalore.

“Nese ne institucionet shendetesore do te kete qofte edhe nje njeri te vetem qe pi duhan, i pari qe largohet eshte drejtuesi i institucionit”, paralajmeroi Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA