Europol: Shqiperia, qender e trafikut te droges
26/10/2009 17:40
Europol ka publikuar raportin e vitit 2009 mbi krimin e organizuar, ne te cilin Shqiperia konsiderohet si qender e rendesishme e trafikut te droges.
Madje, raporti thote se grupet kriminale shqiptare sfidojne organizatat evropiane, si per shembull ato italiane, qe jane mjaft aktive ne trafikun e droges.
Gjithashtu, ne dokument thuhet se lidhjet mes Shqiperise dhe Italise per trafikun e qenieve njerezore mbeten ende te fuqishme.
Ndersa gjithe rajoni i Ballkanit konsiderohet si zone origjine dhe tranziti per falsifikimin e parave dhe trafikun e armeve.
Top Channel