Energjia e eres, studimet ende te paperfunduara

26/10/2009 08:50

Tre nga kompanite qe kane marre leje koncesionare per prodhimin e energjise elektrike me ane te mullinjve te eres, kerkuan dhe moren shtyrje te afatit te percaktuar per studimin e nevojshem per fizibilitetin e projektit dhe kryerjen e matjeve ne kushte reale nga Enti Rregullator i Energjise.

Tre vendimet e ERE-s u publikuan se fundmi ne Fletoren Zyrtare.

“Duke konsideruar kompleksitetin e problematikes qe i licencuari ka hasur ne kryerjen dhe dorezimin e studimit te fizibilitetit te bazuar ne matje reale dhe duke qene se ndertimi dhe instalimi i parqeve eolike, perveç etapave administrative ne te cilat kalon çdo projekt, perben akoma nje teknologji jo shume te njohur ne vend dhe qe kerkon asistencen teknike te huaj, ERE vendosi shtyrjen e afatit me 12 muaj”, argumentohet ne secilin prej vendimeve perkatese.

ERE ka dhene deri me sot shtate licenca paraprake per ndertimin e parqeve te energjise me ere.

Te shtate projektet kane fuqi te instaluar se bashku prej 1367 MW te instaluar.

Ne rast se realizohen, investimi i pergjithshem mund te arrije ne disa miliarda euro.

Prodhimi i pritshem nga keto impiante sipas ERE eshte 3100 miliarde kWh, shifer kjo e barabarte me gjysmen e konsumit aktual kombetar.

Mullinjte e eres mund te ndertohen ne Karaburun, Butrint, gryken e Shkumbinit, Lezhe dhe ne Kryevidh te Kavajes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA