Policia shqiptare ka perkujtuar ne diten e te reneve te policise ne krye te detyres, 241 efektivat e saj qe kane humbur jeten tragjikisht jo vetem ne aksione policore, por edhe ne ruajtjen dhe sigurine e vendit. (UPDATE)
Drejtori i Pergjithshem i Policise, Ahmet Prenci u shpreh se ata kane permbushur misionin e tyre per te mbrojtur vendin, ndersa ministri i Brendshem, Lulzim Basha ka premtuar se se shpejti do te cohet per miratim ligji per statusin e policise, ku parashikohet qe femijet e te reneve ne krye te detyres e perfitojne pagen e plote te babait te tyre deri ne moshen 18 vjec.
Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers ka shperndare se bashku me ministrin Basha titullin “Deshmor i Atdheut”, familjeve te kater policeve te vrane ne gusht te ketij viti gjate nje aksioni policor per kapjen e Dritan Dajtit.
Top Channel