I penduari i bandes se Durresit, Adriatik Coli gjate rrefimit te tij te fundit ne Gjykaten e Krimeve te Renda ka vijuar me deshmi te tjera te cilat kane shtuar numrin e personazheve me te njohur te krimit ne Shqiperi te cilet jane ofruar ne kembim te parave per te vrare Lulzim Berishen.
Gjate deklarimit te fundit Coli eshte shprehur ne gjykate, se edhe Dritan Dajti dhe Emiljano Shullazi kane pranuar ta vrasin Lulzim Berishen ne kembim te 200 mije dollareve.
Sipas Colit kete rrefim ai e kishte degjuar nga Aleks Keka, i cili humbi jeten para pak kohesh ne nje shperthim eksplozivi ne automjetin e tij.
Pas perfundimit te rrefimit te Coli, avokatet mbrojtes i kane kerkuar dy prokuroreve te ceshtjes qe te terheqin dosjen, pasi i penduari ka implikuar persona te tjere ne disa ngjarje apo tentative kriminale, te cilet nuk jane ne listen e te pandehurve.
Ne seancat ne vijim te ketij procesi gjyqesor do te jete radha e avokateve dhe te pandehurve per t’i drejtuar pyetje te penduarit Coli, ne lidhje me deshmine e tij, qe mendohet te jete edhe pjesa me kulminante e ketij procesi gjyqesor.
Top Channel