Pas mese gjashte muajsh pritjeje, me ne fund propozimi i Shqiperise per statusin e vendit kandidat do te nise te shqyrtohet nga Brukseli.
Kjo ceshtje pritet te diskutohet ne dreken e se martes te Ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian.
Tema kryesore per Ballkanin perendimor eshte situata ne Bosnje Hercegovine, por nje zyrtar i presidences suedeze tha se ceshtja e Shqiperise mund te diskutohet gjate drekes se punes.
Me iniciative te ministrit te Jashtem italian Franko Fratini, shefat e diplomacive do ta prekin kete ceshtje ne terma teknike, nderkohe qe nuk pritet asnje vendim konkret.
Burimet nga vendet anetare tregojne se Frattini pritet te nxjerre argument kryesor perspektiven e qarte europiane te vendeve te rajonit.
Shqiperia aplikoi per statusin kandidat ne Bashkimin Evropian ne 28 prill te ketij viti.
Top Channel