BE, presidenca franceze, 1 milion euro ne dite
26/10/2009 17:40
Nje milion euro ne dite. Eshte kjo shifra rekord qe ka shpenzuar presidenca franceze e Nicolas Sarkozy gjate semestrit te presidences se radhes te BE.
Lajmin e bejne te ditur mediat evropiane, sipas te cilave behet fjale per semestrin me te shtrenjte ne historine e Bashkimit Evropian.
Sipas Gjykates se Llogarive te Parisit, qe ka analizuar ne detaj faturat qe Franca ka shpenzuar ne 6 muajt e presidences, shifra ne total ka shkuar ne 171 milione euro.
Top Channel